Ismet Haxhiaj: Çfarë po ndodh me Izetin dhe përfshirja e hjekësit Sali Berisha

0
769

Vëllai Izet Haxhiaj, Ismet Haxhiaj, që ka përfunduar dënimin e tij për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit, ka reaguar pas tërheqjes së gjyqtarëve, nga kërkesa e vëllait të tij për rihapjen e dosjes “Hajdari”.

Sipas tij, politika ka ndërhyrë duke iu bërë presion gjyqtarëve që të tërhiqen.

“Te nderuar miqte e mi. Ka kohe qe ceshtja “Hajdari” ka qene ne qender te opinionit publik, pas ekstradimit te vellait tim nga Turqia, per t’u vene perballe drejtesise ne funksion te zbardhjes se kesaj ceshtje.

Politika duket e trembur, e trembur po shfaqet edhe drejtesia si pjelle fatkeqe e kesaj politike te inkriminuar nder vite.

Dorëheqja e gjyqtareve nuk eshte gje tjeter, pervecse zbatimi i nje skenari te turpshem, nepermjet te cilit kerkohet qe trupa gjykuese te caktohet nga dy persona te implikuar ne kete ceshtje.

Ilir Meta, ne ate kohe kryeminister i vendit, i cili shperbleu me nga 50 milion lekë gjyqtarë e prokurorë, qe ceshtja te perfundonte duke denuar njerez te pafajshen, dhe tjetri Sali Berisha, ne prapaskenen e ketij procesi dhe derigjues i tij, per te mbuluar akuzen e rende si hjekesi i Hajdarit dhe akuzuesi ne prapaskene i Izet Haxhiajt, per te mbuluar krimin e tij.

Ky eshte skenari per te cilin po punojne pa rreshtur, ata qe e degjeruan drejtesine shqiprare ne nje drejtesi klanesh politiko-kriminale”, shprehet ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here