Panucci hedh në gjyq Bujar Nishanin, i kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro

0
673

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka hedhur në gjyq ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin.

Italiani duket ka mbetur i revoltuar nga një deklaratë e Nishanit pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Kosovës dhe ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore ndaj ish-numrit 1 të shtetit.

Pas asaj ndeshjeje Nishani shkroi në rrjetet sociale se Panucci është një ‘sharlatan i cili po shkatërron edhe atë që është ndërtuar’.

 

Padia është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me datë 20 korrik 2018. Në të kërkohet dëmshpërblim në vlerën 100 mijë euro dhe përgënjeshtrimin e deklaratave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here