Google search engine
Home Kronike I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën në Durrës/ Ja si BKH...

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën në Durrës/ Ja si BKH dhe operacionalja, arrestuan Ergys Agasin

0
23

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi si dhe ish-punonjësit të policisë, Uljan Shpataraku, të cilët ndodheshin në të njëjtën makinë.

Gazetari Arben Boriçi, ka mësuar se Agasi është vënë nën ndjekje nga agjentët e BKH të asistuar nga forcat operacionale të Elbasanit.

Ai është ndaluar në Golem në afërsi të një vendi të quajtur Rruga me Plepa. Aty është prangosur nga BKH dhe është shoqëruar.

Ndërkohë në makinë bashkë me të ndohej edhe ish-agjenti i policisë Uljan Shpataraku, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia pas incidentit të ndodhur në një lokal në jug të vendit, ku kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin.

Kujtojmë se Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here