Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen gjatë protestës në Poliçan ishte djegia e teserave të Partisë Socialiste nga dhjetëra banorë. Ky moment erdhi kur kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen nga posti dhe deklaroi se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh”.
Menjëherë pas kësaj, në shenjë proteste dhe pakënaqësie, disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.
Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.







































