Spanja ëshhtë kampione e botës. Ajo mundi mbrëmë Argjentinën në finale dramatike të luajtur në Nju Xhersi, 1-0, pas 120 minutash lojë. Ndeshja e mbrëmshme finale midis Argjentinës dhe Spanjës, e luajtur në Nju Xhersi, në prani të 80663 spektatorëve, ishte sa fizike aq dhe taktike, me dominim dhe fitore të Spanjës 1-0, e cila e meritoi plotësisht trofeun. Duhet theksuar se ndeshja u parapri nga një spektakël me prani të disa artistëve të mëdhenj, përfshi dhe aktorin hollivudian Tom kruise. Për të sjellë trofeun e Kupës së Botës në mjediset e stadiumit u zgjodhën ta shoqëronin dy ish-futbollistë, për Spanjën Andres Iniesta (fitues i Botërorit 2010) dhe për Argjentinën kampioni i botës në vitin 1978, Mario Kempes.
Në ndeshje asistuan krerët e FIFA-s, e padyshim presidenti Infantino, si dhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Ndeshja nisi e fortë por me një dominim të fortë të spanjollëve, sidomos me inkursionet e shpeshta dhe të rrezikshme të Lamine Jamal nga e djathta. 25 minutat e para ishin dominim spanjoll i fortë me kontrollin e topit mbi 65 %. Gjithsesi, pas minutës së 30-të edhe Argjentina nisi të mendojë për ndonjë lëvizje në fazën ofensive. Por Argjentinës i munguan goditjet në portë, gjë që Spanja ia dha mundësinë vetes. Sidoqoftë, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Në pushimin midis dy pjesëve pati sërish spektakël me këngëtarë të njohur, përfshirë Shakirën. Pjesa e dytë nisi me një rast të mirë për Spanjën por që portieri Martinez e zgjidhi situatën si duhet. Pas atij momenti Argjentina përpiqet të bëjë diferencë në mesfushë por nuk zgjat shumë dhe pas minutës së 50-të situata në fushë tensionohet nga ndërhyrjet e gabuara.
Skaloni bën një ndryshim në formacion, duke nxjerrë Gonzales e future Paredes, ndërkohë që në fund të pjesës së parë nxori L.Martinez e në vend të tij aktivizoi Otamendin. Në minutën e 65-të Spanja pati dy raste të mira shënimi, por portieri Martinez u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të evituar golat, duke bërë pritje vendimtare. Trajnerët bëjnë ndryshime për të gjetur golin. Si de La Fuente ashtu dhe Skaloni nisin të bëjnë llogaritë me zëvendësimet. Në të 77’ Spanja ka rast sërish për gol, pas një goditje të fortë nga larg që detyroi Martinez të grushtonte i pasigurt. Në të 82’ Mesi përpiqet të krijojë një inkursion në të djathtë, por argjentinasit nuk kanë fuqi ta ndjekin. Në minutën e tretë shtesë Enzo Fernandez merr të dytin e verdhë dhe del me karton të kuq. Një tjetër goditje dënimi në minutën e fundit i dha Spanjës një shans në zonën e 16 metrave.
Por goditja e Lamal u grushtua nga Martinez. Spanja shënoi një gol, por iu anulua pasi gjyqtari dalloi faull më parë në zonë. Përfundimisht koha e rregullt u mbyll 0-0. Nisi shtesa 30-minutëshe, e cila pati sërish Spanjën protagoniste. Pjesa e parë e shtesës nuk pati gola, por menjëherë në fillim të fraksionit të dytë Spanja shënoi. Një pasiguri në mbrojtjen argjentinase solli që Ferran Torres të zbulohet në zonë dhe të shënonte glin e epërsisë. Argjentina zgjohet, por është shumë vonë, për më tepër me një lojtar më pak. Spanjollët shënojnë sërish, por në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet. Simeone pati një rast ideal për të shënuar në sekondat e fundit golin e barazimit dhe ta dërgonte finale tek penalltitë, por topi përfundoi mbi tra. Përfundimisht fiton Spanja 1-0, duke siguruar Kupën e Botës, për herë të dytë në historinë e saj. Trofeun Spanjës ia dhuroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Argjentina dhe Mesi u zhgënjyen, por mund të thuhet se morën shumë në këtë edicion të Botërorit, medaljen e argjendtë si vend i dytë. Praktikisht, Spanja ishte skuadra më e mirë e këtij Botërori.






































