Google search engine
Home Sport Stiven Shpendi përfundon në “radarët” e Kaljarit, pengesë çmimi i lartë

Stiven Shpendi përfundon në “radarët” e Kaljarit, pengesë çmimi i lartë

0
32

Merkato po ecën me ritme të larta nga klubet europiane, përfshi dhe ato italiane ku luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë. Ndërkohë, mësojmë se Stiven Shpendi vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës në Itali. Sulmuesi shqiptar i Empolit ka përfunduar prej kohësh në radarët e Kaljarit, që synon të përforcojë repartin ofensiv për sezonin e ri në Serie A. Megjithatë, dëshira e klubit sard për ta transferuar 23-vjeçarin po përballet me një pengesë të madhe, pasi Empoli ka një kërkesë të lartë financiare. Drejtuesit e Kaljarit e konsiderojnë Shpendin si një profil ideal për projektin e tyre.

Për më tepër, situata fizike e Andrea Belotit ka shtyrë klubin të kërkojë një sulmues që mund të garantojë vazhdimësi dhe efi kasitet përpara portës. Megjithatë, negociatat me Empolin nuk pritet të jenë aspak të lehta. Klubi toskan e konsideron Shpendin një nga asetet më të rëndësishme të skuadrës dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim. Sipas mediave italiane, kartoni i sulmuesit shqiptar vlerësohet nga 4.5 deri në 6 milionë euro, ndërsa drejtori sportiv i Empolit, Fabio Artiko, ka bërë të qartë se lojtari nuk do të largohet për një shumë më të ulët se 6 milionë euro.

Kushtet e Çezenës

Referuar mediave sportive italiane, një nga arsyet kryesore që Empoli mban një qëndrim kaq të fortë lidhet me marrëveshjen e transferimit nga Cesena. Klubi ku Shpendi u formua si futbollist ruan 30% të shumës së një shitjeje të ardhshme, çka do të thotë se Empoli nuk do të përfi tonte të gjithë vlerën e transferimit. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm të ulin pjesën fi kse të marrëveshjes, pasi kjo do të reduktonte ndjeshëm fi timin e tyre real. Performancat e mira të Shpendit gjatë sezonit të fundit kanë bërë që vlera e tij të rritet ndjeshëm. Ai është kthyer në një nga sulmuesit më premtues të brezit të tij dhe vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Edhe pse platforma “Transfermarkt” e vlerëson aktualisht kartonin e tij rreth 3.8 milionë euro, Empoli beson se potenciali i lojtarit dhe kërkesa në treg justifi kojnë një çmim dukshëm më të lartë.

Nga ana tjetër, Kaljari mbetet i interesuar, por është i vetëdijshëm se për të siguruar fi rmën e Shpendit do të duhet të bëjë një investim të rëndësishëm fi nanciar. Klubi sard nuk e ka braktisur pistën që çon te sulmuesi shqiptar, por mbetet për t’u parë nëse do të vendosë të plotësojë kërkesat e Empolit apo do të kërkojë alternativa të tjera në merkato. Java në vijim pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Stiven Shpendit. Interesimi i Kaljarit mbetet konkret, ndërsa Empoli vazhdon të mbrojë me forcë një nga talentet e tij më të rëndësishëm. Nëse palët do të gjejnë një kompromis financiar, sulmuesi shqiptar mund të bëjë hapin e madh drejt vazhdimit të karrierës në Serie A me fanellën e kuqebluve. Gjithsesi, merkato po vijon dhe befasi të reja dalin çdo ditë kur është fjala për vëllezërit Shpendi. Lëvizja në merkato është e mundshme për të dy sulmuesit, që kohët e fundit janë në sitën e Kombëtares kuqezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here