Partia Demokratike në Kukës ka zgjedhur drejtuesin e ri të degës lokale, pas një procesi votimi të zhvilluar të dielën, ku fitues rezultoi Rrahman Demaj me 642 vota.
Në garë për kreun e degës ishte edhe kandidati tjetër, Sabah Cenaj, i cili mori mbështetjen e 273 anëtarëve.
Pas përfundimit të numërimit, Demaj falënderoi demokratët e Kukësit për besimin e dhënë, duke deklaruar se prioritet i tij do të jetëforcimi i mëtejshëm i Partisë Demokratike në Kukës.
Ndërkohë, rivali i tij Sabah Cenaj e pranoi rezultatin, duke e cilësuar procesin zgjedhor të rregullt, pavarësisht se sipas tij pati njohje me vonesë të listës së zgjedhësve.Sinkron…
Në votimin morën pjesë 927 anëtarë, nga rreth 1700 që figuronin në listat e degës së Partisë Demokratike në Kukës.









































