Google search engine
Home Politike Drejtesi “Telefonat janë prova më e shpeshtë”, Braho: Duhet një rregullim juridik në...

“Telefonat janë prova më e shpeshtë”, Braho: Duhet një rregullim juridik në lidhje me sekuestrimin

0
28

Në raportimin e tij në KLP, kreu i SPAK, Klodian Braho, foli në lidhje me sekuestrimet e celularëve të personave nën hetim. Nga anëtarët e KLP u vu në dukje se celularët janë prova më e shpeshtë.

“Telefonat celularë janë provat më të shpeshta, sepse janë aparatet më të përdorura. Përdoren më shumë se kompjuterët personalë. Është normale që është në numër më të madh.

Për të marrë telefonat celularë, prokurorët i drejtohen gjykatës, po ashtu edhe për ta përdorur si provë në hetim. Edhe pse ende nuk ka një ndryshim ligjor në procedurë, për të përcaktuar rregullat mbi kontrollin e telefonit, kemi nisur të zbatojmë direkt vendimin e Kushtetueses.

Është ngritur edhe një grup i posaçëm për të rregulluar mënyrën sesi duhet të procedojmë dhe veprojmë nga ana juridike. Jemi në punë e sipër për këtë çështje”, tha Braho

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here