“Më erdhi një letër anonime”, Meçaj shpërthen ndaj Ndojës: Trafikantëve u ke qethur leshtë

0
36

Seanca gjyqësore për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor 2019 ka vijuar me dëshmi të reja dhe përplasje në sallë. Avokati Isuf Shehu, mbrojtës i Julian Meçajt, e pyeti Ndojën për një episod ku ai i kishte kërkuar babait të klientit të tij, Basir Meçe, ta largonte të birin nga Shqipëria.

“Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basirit: ‘Na kanë ardhur plumba që s’i meritojmë.’ Ia kërkova ta hiqte djalin e ta çonte jashtë si mik, si prind. Po na bënin intriga – përhapja e një të pavërtete si fakt është formë intrigash,” deklaroi Ndoja.

Ai foli edhe për një letër anonime që i ishte vendosur poshtë derës pas atentatit, ku dyshohej se kishte ndërhyrë në një çështje ligjore:
“Letra nuk kishte asnjë të dhënë, as emër, as procedim. Nuk e di kush e solli. Thirra Basirin dhe ia tregova se çfarë mendoja.”

Nga radhët e të pandehurve, Julian Meçaj ndërhyri drejtpërdrejt:
“Në vitin 2001 ke nisur punën. Të kanë ardhur letra anonime? Si prokuror, a ia ke dorëzuar ndonjë organi?”
Ndoja: “Jo.”

Në vijim, Meçaj shkaktoi debat në sallë duke iu drejtuar Ndojës me një deklaratë provokuese: “Katolikët e Shkodrës deri te ata të Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.”

Ndërkohë, përfaqësuesi i SPAK, prokurori Adnan Xholi, e pyeti Ndojën për përmendjet e mëparshme të figurave politike:
“E përmendët disa herë kryeministrin dhe ish-zv.kryeministrin. A mendoni se kanë lidhje me atentatin ndaj jush?”
Ndoja u përgjigj shkurt: “Jo, nuk e di.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here