Vota e diasporës sjell surprizë në qarkun Kukës! Isuf Çela merr mandatin e dytë të PD, lë pas me 63 vota Shkëlqim Shehun

0
52

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në qarkun e Kukësit pas numërimit të votave të diasporës, të cilat kanë ndryshuar balancat mes kandidatëve të Partisë Demokratike.

Ishte pikërisht vota e diasporës, që i dha epërsinë Isuf Çelës, duke i siguruar atij mandatin e dytë si përfaqësues i PD-së në këtë qark.

Gara ishte tejet e ngushtë mes Çelës dhe rivalit të tij brenda listës, Shkëlqim Shehut, por me një diferencë të vogël prej 63 votash, Çela arriti të dalë fitues.

Ky përmbysje në minutat e fundit konfirmon rolin vendimtar të votës së emigrantëve në rezultatin përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here