Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane, e cila 4 vjet më parë u shfaq në krah të Sali Berishës, duke e mbështetur në atë që kreu demokrat e quajti si turi i ‘Foltoreve’ është rikthyer te akuzat ndaj Belind Këlliçit, drejtuesit politik të PD-së për Tiranën.
Kokalari, nisur nga akuzat që Këlliçi i ka drejtuar socialistëve se kanë vjedhur votën e shqiptarëve në 11 maj, shkruan se ai duhet të japë llogari për vjedhjen e çdo gare që është zhvilluar në PD.
“Këlliçi që akuzon PS për vjedhje votash, nuk i ka kthyer akoma përgjigje demokratëve për masakrën e Këshillit Kombëtar dhe garën për kryesinë ku papritmas doli më i votuari. Kujtesë: pastaj humbi zgjedhjet për nën-kryetar!
Në vend që t’i përgjigjej bazës së rithemelimit, më hodhi mua në gjyq (gjyqi s’ka mbaruar akoma) dhe ju tha demokratëve nuk flet dot për këtë derisa të mbarojë gjyqi. Pra, në gjyq më hodhi s’e u kap mat dhe nuk kishte ç’tu thoshte atyre me të cilët sillej si mik dhe koleg.
Çfarë tjetër u vodh në PD?
– Gara e FRPD, kryetarin e të cilës e instaloi Flamur Noka me dhunë
– Primaret sidomos të Bashkisë së Tiranes
– Vet zgjedhjet e bashkisë
– Vendet në Këshillin Bashkiak ju vodhën demokrateve dhe ju dhane LSI
– Listat e mbyllura për parlament: Gaz Bardhi, Xhixho e LSI-së, Tedi Blushi, Jozefina Topalli, Gjekmarkaj e disa të tjerë nuk duhet të ishin në listat e mbyllura. Ata që i dolën Berishes në krah ditën e parë duhet të ishin në atë listë”, shkruan Kokalari.