Formacionet zyrtare/ Tirana-Partizani, ja si rreshtohen skuadrat

0
33

Tirana dhe Partizani do të luajnë sot derbin e fundit për këtë sezon. Ndeshja do të nisë në orën 20:00 dhe rikthehet tek “Arena Kombëtare”.

Tri përballjet e mëparshme janë mbyllur me barazime, ndërsa vetëm sfida e fundit prodhoi dy gola. Partizanit i duhen pikë për të vazhduar rrugëtimin në Final Four”, teksa Tirana ka nevojë vetëm për fitore për të shpresuar për mbijetesën.

Trajnerët Shkëmbi dhe Gega kanë vendosur për titullarët. Mungesat e sigurta për shkak kartonësh janë Rafa te Tirana dhe Bytyçi për Partizani.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Jarmouni, Ernest.

Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here