Koalicion me Ramën ose Berishën për zgjedhjet e 11 Majit? Ja si përgjigjen Shehaj dhe Soko

0
44

Agron Shehaj, Pano Soko dhe Tedi Blushi, përfaqësues të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit”, qëndrimet që do të mbajnë nëse mandatet e fituara prej tyre do të ishin përcaktuese për formimin e qeverisë. Agron Shehaj tha se Partia “Mundësia” ka një plan dhe një vizion. Ai shtoi se “kemi 30 vite që shohim Berishën dhe Ramën”, kështu që refuzoi koalicionin me partitë kryesore.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Nëse mandatet tuaja do të ishin përcaktuese për formimin e qeverisë, a do të pranonit koalicion zgjedhor me Ramën ose me Berishën?

Agron Shehaj: Kemi krijuar forcë politike që ka një qëllim afat-mesëm dhe afatgjatë. Zgjedhjet e ardhshme kemi vizion, duam dhe dallojmë nga të tjerët, jemi e vetmja forcë që është koherente me qëndrimet e djathta liberale, për shtet të vogël, taksa të ulëta dhe mbështesim drejtësinë. Këto janë qëndrimet tona.

Ylli Rakipi: Me Berishën dhe Ramën bën koalicion?

Agron Shehaj: Kemi një plan, kemi një vizion, kemi 30 vite që shohim Berishën dhe Ramën. Ne kemi vizion të qartë, kemi plan.

Ylli Rakipi: Pra nuk bëni koalicion, me Ramën “never” thatë. Po me Berishën?

Agron Shehaj: Nëse Berisha thotë që drejtësia nuk preket, do të përgjysmojmë administratën, do të japim qeveri të pakorruptuar…

Ylli Rakipi: Pra për Berishën nuk jep përgjigje.

Pano Soko: Nëse do të mbetet për ne, shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Ylli Rakipi: Po ju Blush a mund të kaloni me Ramën siç keni kaluar gjithmonë?

Tedi Blushi: Nuk i bëhet Partisë së Lirisë kjo pyetje…

Ylli Rakipi: Ju keni kaluar gjithmonë, një herë këtej, një herë andej…

Tedi Blushi: Nëse ka forcë politike në ballë të luftës, ka qenë kjo….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here