Kreshnik Bajraktari është emëruar si drejtori i ri i portit të Durrësit.
Bajraktari zëvendëson në këtë post Pirro Vengun, i cili këtë të mërkurë u betua përpara Presidentit Begaj si ministër i Mbrojtjes.
Vengu u emërua si ministër nga kryeministri Rama, i cili e njoftoi vendimin e tij gjatë Kogresit të Partisë Socialiste të mbajtur ditën e diel.
Mësohet se drejtori i ri i portit të Durrësit, ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.
Pëpara emërimit në këtë post ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.