Vetingu largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Zeqine Sollaku, bashkëshorten e ish kryeprokurorit Sollaku

0
52

Vetingu përjashton përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Zeqine Sollakun, bashkëshorten e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Sollaku, e cila ishte gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Tiranës u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 08 gusht 2021, pasi nuk justifikonte pasurinë. Të njëjtin fat pati dhe dje, teksa Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK. Trupi gjykues – i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare – mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit ankimimin e Zeqine Sollakut kundër vendimit të KPK dhe në përfundim të gjykimit në mënyrë unanime, vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 416, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Zeqine Sollaku”. Gjatë  shqyrtimit KPK tha se Sollaku nuk justifikonte 7 milionë lekë të ardhura. Në KPK gjyqtarja u mbrojt nga bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku, i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit. Sollaku ka mbajtur detën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë 2002 – 2007.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here