‘Ka mbajtur fshehur rastin e një…”/ Erkand Qerimaj ‘shpërthen në akuza të rënda’ kundër kreut të Peshëngritjes: Hajdut, bën turizëm me lekët e taksapaguesve

0
76

Erkand Qerimaj, peshëngritësi kampion ka akuzuar kreun e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozën, se abuzon me fondet e taksapaguesve dhe prej 2013 e përdor këtë institucion për të bërë turizëm së bashku me familjen.

Shkodrani ngre akuza të rënda në reagimin e tij në kanalet e komunikimit, duke thënë se ka shumë skandale dhe e quan hajdut Elez Gjozën. Veç saj, Qerimaj tregon se FSHP ka mbajtur të fshehur një rast dopingu të një sportisti, kjo për të mbrojtur Federatën dhe vetë Gjozën.

“Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping eshte mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet per te mbrojtur Federaten dhe Elezin . Mendimi  eshte qe urgjentisht Elez Gjoza te japi Dorheqjen e te behen zgjedhje te reja. Drejton Federaten qe ne Vitin 2013 dhe ka bere 3 Mandate me Shume Skandale. Fondi dhe Federata eshte per sportistet e Tranjeret, jo per te shkuar ne xhepat e medhenje te Presidentit. Ku realizon Turizem me njerzt e Familjes me leket e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata Hajdut”, shkruan shkodrani në kanalet e komunikimit.

Akuza të rënda nga Qerimaj, që në Kampionatin Europian të zhvilluar së fundmi në Bullgari zuri vendin e tretë në stilin e shkëputjes dhe i solli Shqipërisë medaljen e radhës, atë të argjendtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here