Google search engine
Home Politike Kryeministri Rama bën ndryshime në kabinet

Kryeministri Rama bën ndryshime në kabinet

0
187

Me vendim të Këshillit të Ministrave sot (21 shkurt) është liruar nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Albana Tole u emërua  zv.ministre e Arsimit dhe Sportit në nëntor të vitit 2021.

Deri tani nuk dihen ende se kush do ta zërë vendin e Toles, për të qenë numri dy i ministrise se Arsimit.

Kryeministri Rama bën ndryshime në kabinet, liron nga detyra... (Emri)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here