Mbingarkesa në burgje, ish-prokurorja Imeraj shpërthen ndaj gjyqtarëve: Nuk është drejtësi për të qenë në komoditet të vendosësh arrest me burg

0
87

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka folur lidhur me mbingarkesën e burgjeve në vendin tonë, duke tejkaluar kriteret e BE-së.

Imeraj është shprehur se në shumë raste masa e sigurisë arrest në burg aplikohet me pa të drejtë. Sipas saj, kjo ndodh për shkak edhe të fushatave publike ndaj veprave të caktuara penale ku kërkohet burg dhe gjyqtari për të qenë komod, thekson Imeraj, vendos arrest në burg.

“Unë kam punuar te krimet e rënda dhe më ka rastisur të hetoj shumë raste të rënda dhe i kanë pasur të merituara. Masa arrest në burg është masa më represive, nuk është një rregull por duhet të jetë përjashtim. Një ndër faktorë kryesorë është që vijmë nga një sistem në rangun e aplikimit të drejtësisë penale ku nuk interproton qartë prezuzimin e pafajësisë, por prezumimin e fajësisë.

Shumë shpesh shoqëria ka reaguar kundrejt përhapjes së fenomeneve të ndryshme që përbëjnë vepër penale. Lidhje e paligjshme energjie elektrike, fushata për ndërtimet pa leje, dhe nga ana tjetër ke sistemin e drejtësisë që hasen me këtë presion të madh të shoqërisë ku moszbatimi i kushteve respektive do konsiderohej mosdhënie drejtësie. Ne duhet të themi duhet të bëjmë drejtësi, jo pandëshkueshmëri. Një prokuror dhe një gjyqtar është më komod në punën nëse cakton një arrest në burg që të shpëtojë nga paragjykimi. Kjo nuk është ligjore, nuk është as objektive, nuk është as drejtësi me thënë të drejtën”, u shpreh ish-prokurorja Elisabeta Imeraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here