Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

0
36

Në Kuvendin Kombëtar të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha është mbajtur edhe votëbesimi i mbështetësve të tij.

Pas përfundimit të numërimit të votave Berisha është rikonfirmuar në krye të demokratëve të Rithemelimit.

Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso zbuloi se Berisha mori 938 vota pro dhe 55 kundër duke e rikonfirmuar ish-kryeministrin në krye të Rithemelimit.

Deklarata e plotë:

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.
Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.
Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.
Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.
Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.
Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.
Faleminderit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here