“Mësuesia bie, mesatarja rritet”, specialistët e arsimit ngrenë alarmin: Dega e gjuhë shqipe drejt mbylljes, duhet të ndërhyjë politika

0
109

Në një debat për cilësinë e arsimit u diskutua dhe pakësimi i studentëve në gjuhën shqipe.

Për të ftuarit në një studio televizive kjo ishte një çështje alarmuese për të cilën duhet të ndërhynte politika në mënyrë që të normalizohej.

Nora Malaj: Qeveria e ka të shenjtë gjuhën shqipe dhe mësuesinë dhe gjuha shqipe dhe mësuesia do të thotë që për ta kombëtarizuar, sidomos në vendet siç është Korça apo vende të tjera ku është ndërtuar thelbi dhe themeli dhe për t’u mbajtur gjuha amë dhe për t’u mbajtur gjuha amë dhe për t’u ndërtuar duhet të bëhen disa politika që nuk lidhen më me programet dhe me diplomat e ndërkombëtarizuara, por kombëtare ku i gjithë ky proces që quhet procesi i integrimit europian të shkojë me gjuhën kombëtare dhe vlerën.

Oltion Rrumbullaku: Cili nga këto universitete nuk është i afërt me gjuhën shqipe?

Nora Malaj: Korçën e ke të mbyllur, nuk ke më mësues që shkojnë te gjuha shqipe. Ishin vetëm 3 mësues, Durrësi po ashtu, Shkodra po ashtu.

Rigels Xhemollari: Sot nuk shqetësohet ministri, sot nuk shqetësohet kryeministri, degët shkojnë edhe mbyllen. Ka 5 vite që rritet mesatarja. Mësuesia bie, mesatarja rritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here