Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sëfundmi në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar dy foto, ku shihet në ambjentin e zyrën së punës.
Mbi tavolinën e tij, ministri është duke parë projektligjin e amnistisë. Burime bëjnë me dije se pritet të përfitojnë amnisti rreth 600 të burgosur. Ky projektligj kërkon 84 vota. Kapaciteti aktual i burgjeve shqiptare është në kufijtë e kapacitetit të tyre.
Sipas raportimeve thuhet se në takimin informal në Tepelenë të qeverisë, ka qenë kryeministri Rama ai që ka kërkuar amnistinë. Më pas vetë ministri Ulsi Manja ka udhëhequr grupin e punës për hartimin e kritereve te amnistisë.