Google search engine
Home Rajoni Kosova Hyri ilegalisht në komunën e Kosovës, e pëson keq politikani serb

Hyri ilegalisht në komunën e Kosovës, e pëson keq politikani serb

0
216

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete,Aleksander Jabllanoviç, është ndaluar mbrëmë në Zveçan, sepse së bashku me një pasagjere dhe dy fëmijë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, dhe saktësisht ka ndodhur në rrugën për në Izvore.

“I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”, njofton policia, raporton Express.

Rasti është hapur në polici, ndërsa të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE/Zveçan 04.07.2023 – 21:50. Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Tensionet në veri/ Hyri ilegalisht në komunën e Kosovës, e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here