Spartak Ngjela zbulon “kokat” e para që do arrestohen në politikën shqiptare nga SPAK: Drejtësia e re ka filluar të lëvizë, ja pse prangosja e Sekretares së Përgjithshme të Shëndetësisë ‘rrëzon’ Sali Berishën

0
88

Avokat i njohur, Spartak Ngjela, ka zbuluar “kokat” e para që do të arrestohen në politikën shqiptare, ndërsa është shprehur se drejtësia e re ka filluar që të lëviz. Në një prononcim për mediat, teksa ka komentuar arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ai theksoi se SPAK deri më tani ka qenë në pozicion të ngrirë. Ai theksoi se sekretarët e shtetit në Shqipëri kanë bërë shumë abuzime. “SPAK-u ishte në pozicion të ngrirë deri më tani siç e kisha parë unë. Ndoshta ka filluar të lëvizë, goditja ishte e nivelit të lartë sepse është sekretare shteti. Nga eksperienca deri tani dimë se sekretarët e shtetit në Shqipëri kanë bërë shumë abuzime. Nuk flas për këtë në veçanti se do kjo është në gjykim dhe do të shohim vendimin e SPAK. Por flas në 30 vite, sekretaret e shtetit në ministri kanë vënë firma për korrupsion, shumica kanë lëvizur, kanë ikur.  Mirëpo do shohim si do përparojë SPAK-u për këtë çështje konkrete. Nuk ishte nivel i lartë i korrupsionit. Nivel i lartë janë ministra e tutje”, tha ai. I pyetur nëse kjo verë do të jetë një verë e nxehtë për drejtësinë, ai tha se po. Sipas tij, arrestimi i sekretares rrëzon edhe deklaratat e Berishës, i cili ka deklaruar se SPAK e drejton Rama. “Fakti që ka goditur një sekretare shteti partia e të cilës është në pushtet është shenjë pozitive, kjo rrëzon edhe ato që thotë Saliu i ka urdhëruar Rama. Duhet që të shohim se deri ku do të shkoj  goditja kundër korrupsioni e SPAK. Mbase SPAK ka filluar sepse ka zhgënjyer shumë palë në këtë proces”, u shpreh ai.

Ngjela: Tahiri është liruar me vendim gjykate

Ndërkohë, ai ka komentuar edhe arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ngjela u shpreh se ai është liruar me vendim gjykate. Ai theksoi se janë 4 pika  të ligjit procedural shqiptar që e lirojnë një të burgosur që nuk ka mundësi kush të kujdeset për fëmijët e tij.“Ai është liruar me vendim gjykate, nëse ka korrupsion gjykata ta gjejnë. Sepse janë 4 pika  të ligjit procedural shqiptar që e lirojnë një të burgosur që nuk ka mundësi kush ti mbaj familjen, por që burgun e bënë në shtëpi. Nëse ka prova për korrupsion atëherë duhet që të na sillni provat, kur të dalin provat unë atëherë mbaj qëndrimin tim”, tha ai. Ndër të tjera, Ngjela ka folur edhe për rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike. Ai theksoi se Basha ka ikur me dorëheqje nga PD dhe tani kërkon që të futet përsëri. Sipas tij, Berisha e ka të vështirë në futet në PD pasi është non grata dhe nuk e lejon ligji.“Ky ka ikur me dorëheqje, nuk ka barazi. Ai është tërhequr vet dhe tani kërkon që të futet, kurse Saliu është përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë sepse ka është non grata. Deri tani e ka të vështirë sepse nuk e lejon ligji. Nëse nuk do ishte non grata në Amerikë do ishte ndryshe historitë politike në lidhje me Saliun dhe Partinë Demokratike. Duke qenë non grata do të marrësh PD i bënë dëm të majtës dhe nuk vjen dot në pushtet”, nënvizoi Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here