“E besuara” e saj u arrestua për korrupsion, reagon për herë të parë Ogerta Manastirliu

0
71

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka “larë duart” me sekretaren e përgjithshme që iu arrestua për korrupsion, Joana Duro. Ministrja tha se përgjegjësia është individuale dhe nëse ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet. Por më parë kërkoi që të pritej që të fliste gjykata.

“Është qëndrimi që kemi pasur dhe kemi për cdo rast të shpërdorimit të detyrës. Cilido që i shkel duhet të përballet me pasojat që i parashikon ligji. Ky është qëndrimi im. Kjo ka qenë bindja ime. Është një ngjarje e trishtë dhe e rëndë.

Drejtësia duhet të bëjë punën. Rasti duhet të hetohet deri në fund. Nëse del ashtu sikur dyshimet janë, të përballet me pasojat e ligjit. Përgjegjësia është individuale. Veprimet individuale nuk mund të baltosin punën e një institucioni” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here