Interi luan finalen e parë të sezonit, sot përballja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës

0
71

Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e edicionit të 76- të të Kupës së Italisë, ajo mes Fiorentinës dhe kampionëve në fuqi të Interit. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy klubeve në një finale duke marrë parasysh të gjithë kompeticionet, ndërkohë që regjistrojnë 13 precedentë mes tyre në Kupën e Italisë.

Bilanci është tërësisht perfekt, me 5 suksese për secilën skuadër dhe 3 barazime për të kompletuar tablonë, edhe pse zikaltrit kanë fituar të katërta ndeshjet e fundit, me suksesin e fundit violë që daton në 27 shkurt 1996 (1- 0 në gjysmëfinalen e kthimit).

Ndërkohë që Interi është në kërkim të trofeut të tij të 9- të dhe Fiorentina në kërkim të triumfit të 7-të në këtë kompeticion, të dyja klubet janë edhe në ndjekje të parave. 4.5 milionë euro vlen fitorja, të cilat do t’u shtohen 2 milionë eurove që do të marrë secila prej finalisteve. Përpos këtyre numrave, sfida rezervon një sërë statistikash interesante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here