Lukashenko: Sapo municioni britanik i uraniumit të shpërthejë, përgjigja ruse do të jetë e tmerrshme

0
94

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha se nëse Britania e Madhe transferon predha të uraniumit të varfëruar në Ukrainë, Rusia mund të furnizojë Bjellorusinë me municion të vërtetë uraniumi. Lukashenko paralajmëroi se përdorimi i armëve të uraniumit të varfëruar nga forcat e armatosura të Ukrainës “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. “Nëse ata janë të çmendur, atëherë do t’i japin shtysë këtij procesi. Sapo këto municione të shpërthejnë në pozicionet e trupave ruse, do të shihni se përgjigja do të jetë e tmerrshme, do të jetë një mësim për të gjithë planetin”, tha ai. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i tij i Mbrojtjes Sergei Shoigu reaguan në mënyrë shumë dramatike të martën ndaj planeve të Britanisë së Madhe për të furnizuar Ukrainën me predha tankesh që përmbajnë uranium të varfëruar. Sundimtari i Kremlinit tha se Moska do të detyrohet të përgjigjet nëse një dorëzim i tillë ndodh. “Nëse e gjithë kjo ndodh, Rusia do të duhet të përgjigjet në mënyrën e duhur, duke pasur parasysh se Perëndimi kolektiv ka filluar të përdorë armë me një komponent bërthamor”, tha Putin pas një takimi me presidentin kinez Xi Jinping. Në të njëjtën kohë, ai nuk sqaroi se cila do të ishte mënyra e duhur. Një zyrtar i lartë britanik i mbrojtjes, Annabel Goldie , tha të hënën se disa nga municionet për tanket e betejës Challenger 2 që Britania po dërgon në Ukrainë përfshijnë predha blinduese që përmbajnë uranium të varfëruar.  Ministri rus i Mbrojtjes ka reaguar në mënyrë dramatike ndaj këtij njoftimi, duke thënë se ky vendim britanik lë gjithnjë e më pak hapa drejt një “përplasjeje bërthamore” të mundshme mes Rusisë dhe Perëndimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here