PD sfidon Sali Berishën, SHQUP do iu kthehet pronarëve, “Foltorja” përfundon në bodrumet e Ilir Metës, ja si do përzihet me polici nga selia blu kryefoltoristi

0
91

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sfiduar hapur ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin madje e ka lënë të gëzojë përkohësisht zyrën dhe selinë blu që mori me dhunë më 8 janar të vitit 2022. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, vula u rikthye atje ku ishte, pra tek Lulzim Basha të cilët e posedonin, por grupi i Alibeajt ka vendosur të sillet ndryshe dhe jo si Saliu. Ata kanë marrë me qera disa zyra të tjera pranë selisë së Kuvendit. Aty do të jetë dhe selia e PD-së zyrtare. SHQUP-i do mbahet nga Berisha dhe besnikët e tij, por si duket ata që kanë vulën e partisë kanë marrë një seli të re, ndërkohë që mësohet se ambientet, ku është selia blu, pra SHQUP, mund t’iu kthehen pronarëve, çka do të vështirësonte ekzistencën politike të Sali Berisha dhe grupit të tij anti-amerikan “Foltorja”. Pra mund të themi se tani Partia Demokratike përveç dy logove, dy grupeve parlamentare, dy Kryesive e dy Këshillave Kombëtare, ka dhe dy seli.

“Foltorja” përfundon në bodrumet e Ilir Metës,

Por vendimi kundër tij nga Gjykata e Apelit, do të thotë se ish-kryeministri Sali Berisha tani i humbi të gjitha. Ai nuk e ka dashur kurrë PD si politikan i ndershëm, që ta vejë kauzën e saj në dobi të vendit e demokracisë, as si pushtetar e as si opozitar, por e ka përdorur atë si mburojë për interesat e tij dhe demokratët e thjeshtë si mish për top. Në situatën dhe pozitat që ndodhet ai, ku gjysma e Evropës dhe SHBA i ka mbyllur dyert, ky vendim vulos fundin e tij. Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe gjithë fondet e financat e Partisë Demorkatike i administron grupi i Lulzim Bashës që njihet zyrtarisht si PD zyrtare. Kështu që, Berisha të vetmen rrugë tani ka që të “falet” tek Ilir Meta. Pra në kushtet kur ka lart e poshtë zëra se godina e SHQUP do iu kthehet pronarëve, kryefoltoristi Berisha dhe “Foltorja” e tij pritet të përfundojnë në bodrumet e selisë së Partisë së Lirisë së drejtuar nga Ilir Meta. Thënë troç, Berisha dhe “Foltorja” ndodhen në udhëkryq.

Berisha do të hiqet me dhunë nga PD

Megjithatë, nëse ish-kryeministri Sali Berisha bën rezistencë dhe refuzon të largohet nga selia blu (SHQUP) do i ketë keq punët. Nisur nga fakti që ligji tani i jep të drejtë Bashës të drejtojë Partinë Demokratike, mësohet se në lojë do të hyjë Përmbarimi, i cili do të nxjerrë Berishën nga selia blu. Në këtë kontekst, gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet, ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se do të pajtohet një polici private për të ruajtur godinën. Kjo strategji pritet t’i hapë telashe Berishës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk mësyjnë dot në godinën blu, sikundër bënë më 8 janar të vitit të kaluar, pasi policia private nuk pret urdhra nga Basha apo Alibeajn dhe se ligji i jep të drejtë asaj që të thërrasë në ndihmë Policinë e Shtetit, për të shtypur revoltat apo dhunën që mund të aplikohet nga ithtarët e Berishës.

Alibeja sfidon kryefoltoristin

Ndërkohë nga ana tjetër, pas vendimit të KQZ që i hapi rrugën e pjesëmarrjes në zgjedhje, Enkelejd Alibeaj ka nisur punë për zyrtarizimin e kandidatëve. Sali Berisha e vulosi që do të jetë në koalicion me Metën dhe Alibeaj do të jetë përballë tyre. Ai këtë fundjavë ka zyrtarizuar kandidatin e PD për Vorën. Bëhet fjalë për mjekun Ibrahim Bruka. Vete PD ka njoftuar zyrtarizmin e tij, shoqëruar dhe me jetëshkrimin përkatës. “Ibrahim Bruka, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë Vorë. Në viti 2001 Ibrahim Bruka ishte kandidat për deputet dhe fitues në zonën 44 në Tiranë. Pjesëmarrës i përhershëm në të gjitha fushatat për zgjedhjet qendrore dhe lokale dhe i deleguar në Tiranë dhe në qarqe të tjera. Anëtar i komisionit të disiplinës, i votuar nga Këshilli Kombëtar i kohës nga viti 2005 deri në vitin 2009. I propozuar për çdo fushatë lokale dhe qendrore si kandidat nga Tirana, Kamza, Vora dhe Kukësi. Pjesë e primareve reale në 2020 dhe fitues i garës. Aktualisht anëtar i KKPDSH, nga Kuvendi i Korrikut 2021. Asnjë lidhje me diktaturën personalisht, por dhe nga familja. Ibrahim Bruka kandidon për Bashkinë Vorë, me qëllimin e vetëm: T’i kthejë pushtetin vendor qytetarëve të Vorës, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për një vizion e qasje të re të mirëqeverisjes!”, thuhet në postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here