Google search engine
Home Politike Drejtesi U arrestua me bujë të madhe ish drejtoresha e Ministrisë për mashtrime...

U arrestua me bujë të madhe ish drejtoresha e Ministrisë për mashtrime që kapnin shumat marramendëse, lirohet nga qelia ish-zyrtarja e lartë

0
240

Ndryshon masa e sigurisë për Vjola Sterjon, ish-drejtoreshën e Ministrisë së Turizmit, e cila u arrestua për mashtrim, në 27 Dhjetor të vitit 2022. Nëpërmjet avokatit të saj, Sterjo ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Kërkesa është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës, e cila në datën 8 Mars ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë.Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa mësohet se gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç.

U arrestua me bujë të madhe ish drejtoresha e Ministrisë për

Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”, pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korçë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë Euro deri në 160 mijë Euro, duke iu premtuar që do tiu siguronte subvencione nga një institucion shtetëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here