Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me vendimin e KQZ për të mos regjistruar ditën e sotme, PD e Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!” shkruan Bardhi.











































