Rënia e nivelit të Superiores, Kosova 10 vende para Shqipërisë

0
143

Kampionati shqiptar i futbollit po humb përditë cilësinë e tij, gjë që dëshmohet me rënien e përfaqësimit të kampionatit tonë në ranglistën e vendeve europiane dhe në nivel botëror. Në radhitjen e UEFA-s kemi humbur 6-7 vende, kurse në renditjen botërore plot 10 vende. Përkundër asaj që pretendon federata, se gjoja kampionati krahasohet me vendet europiane, realiteti është ndryshe në renditjen botërore të ligës shqiptare. Ajo që dallon në këtë renditje është galopimi i kampionatit kosovar dhe përmirësimi i ndjeshëm që ai ka bërë në krahasim me vitin 2021 ku pozita që mbante ishte e 75- ta, ndërkohë për vitin 2022 dhe publikimit të tabelës nga IFFHS në janar të 2023-shit, kampionati i Kosovës është ngjitur me 19 vende, duke mbajtur pozitën e 56-të, kjo edhe për faktin se skuadra e Ballkanit pati një ecuri fantastike në Europë, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës dhe zhvilluar paraqitje dinjitoze në grupe. Sa i përket Superiores së Shqipërisë, dhjetë është numri i vendeve të humbura në renditje. Në 2021-shin kampionati shqiptar mbante vendin e 56-të në botë, ndërkohë një vit më pas renditet e 66-ta, në një vit kalendarik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here