Portieri/ Diant Ramaj, shqiptari që doli zbulim i Eintraht Fraknkfurtit

0
144

Portieri Diant Ramaj debutoi në Bundesligë më 16 janar të vitit të kaluar, ku skuadra e tij, Eintraht Frankfurt barazoi 1:1 me Augsburgun. 21-vjeçari është dashur të presë deri të mërkurën mbrëma për ndeshjen tjetër në kampionatin gjerman. Frankfurti barazoi 1:1 me Freiburgun, por Ramaj shkëlqeu në portë. Portieri i parë i Frankfurtit është Kevin Trap. Ai mungoi të mërkurën për shkak se ishte sëmurë dhe kështu rasti i erdhi portierit me prejardhje nga Kosova. Dhe Ramaj nuk ka dëshpëruar. Përkundrazi, ka impresionuar, sipas vlerësimit të sajtit zyrtar të Frankfurtit. Frankfurti është i katërti në Bundesligë pas pjesës së parë të kampionatit, përkatësisht pas xhiros së 17-të. I ka 31 pikë, vetëm pesë më pak se lideri, Bajerni. Për paraqitjen ndaj Freiburgut, Ramaj mori lëvdata nga të gjitha anët. “Dianti e meritoi këtë. Ai luajti ndeshje të mirë dhe kishte karizëm të mirë. Askush nuk është ndier i pasigurt për shkak të tij”, tha Kristofer Lenz, mbrojtësi i Eintraht Frankfurtit. Trajneri Oliver Glasner po ashtu u impresionua me paraqitjen e Ramajt. “Jam shumë i lumtur. Mund të duket jospektakolare, por ai ishte në vendin ku shkoi topi në çdo goditje. Ky është një kualitetit i rëndësishëm dhe nuk mendoj se është rastësi. Frankfurti kishte mbrojtje shumë të re në këtë ndeshje. Por u paraqit në nivel të lartë. Nëse ndonjë top depërtonte, aty ishte Dianti”, tha Glasner. Vet Ramaj është shprehur shumë i lumtur për vlerësimet pozitive. Ai është i kënaqur me paraqitjen personale dhe të ekipit. “Ndeshja ishte afër fazës përgatitore gjatë të cilës kemi pasur disa ndeshje. Për këtë nuk ishte e vështirë për mua. Lajmi se do të luaj më erdhi befasishëm. Por e kam pranuar shumë pozitivisht dhe jam munduar ta luaj lojën time”, theksoi Ramaj për sajtin zyrtar të Frankfurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here