Merkato/ Bersant Celina firmos për Stoke Sitin

0
80

Merkato po intensifikohet në këto ditë të fundit të janarit, që korrespondojnë edhe me ditët e fundit të afatit të transferimeve dimërore. Në këtë valë lëvizjesh bien në sy edhe transferimet e disa futbollistëve shqiptarë. Pak ditë më parë ishte Xhuliano Skuka që mori vëmendje duke kaluar nga Partizani tek Metz në Francë, ndërsa së fundmi është Bersant Celina është transferuar te skuadra e Stoke Sitit. Lajmi është bërë zyrtar të enjten në mbrëmje. “Stoke Siti me kënaqësi iu njofton se Bersant Celina është huazuar për gjashtë muaj nga skuadra franceze, Dijon”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e skuadrës që bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez. 26-vjeçari që përfaqëson Kosovën, bëhet transferimi i dytë i janarit për Stoke Sitin. Celina kthehet në futbollin anglez. Në të kaluarën karrierë në Angli ka bërë edhe te Mançester Siti, Suonsi dhe Ipsuçi. Celina gjysmën e parë të këtij edicioni, e kaloi si i huazuar te Kasimpasha në Turqi, skuadër me të cilën u paraqit në 18-të ndeshje. Ai pati një gol të shënuar e një asistim në elitën e futbollit të Turqisë. Me përfaqësuesen e Kosovës Celina ka pasur më herët performanca të mira, por ka rënie kohët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here