Çfarë po ndodh? Zelensky planifikoi shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë, shefi i zyrës së tij merr vendimin drastik

0
123

Shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës ka dhënë dorëheqjen nga posti, vetëm pak orë pasi Volodymyr Zelensky njoftoi se do të shkarkojë disa prej zyrtarëve të lartë. Kyrylo Tymoshenko e njoftoi këtë vendim duke shkruar në rrjetin social “Telegram”.

“Falënderoj presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për besimin dhe mundësinë për të bëra gjëra të mira çdo ditë, çdo minutë”, shkruan ai.

Ai gjithashtu falënderoi krerët e administratës rajonale ushtarake, forcat e armatosura, dhe familjarë për mbështetjen e dhënë, që nga fillimi i ushtrimit të funksionit. Zelensky orë më parë ka njoftuar se planifikon shkarkimin e disa prej zyrtarëve të tij më të lartë, pas akuzave për korrupsion.

Madje me një veprim të tillë kërkon të dëshmojë përkushtimin për një shtet pa korrupsion, dhe nga frika se korrupsioni mund t’i largojë partnerët perëndimorë që kanë investuar shumë në këtë vend, shkruan Reuters.

Vendet perëndimore nga fillimi i luftës në Ukrainë, kanë ndarë miliarda dollarë për armë dhe ndihma tjera, e lajmi se mund të ketë individë të korruptuar që po keqpërdorin fondet, ka alarmuar Zelensky që paralajmëroi shkarkimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here