“Kryqëzimi” nga banorët dhe produksioni/ Zbardhet e VËRTETA e trishtë: Luiz Ejlli nuk ka tumor, por ka një tjetër sëmundje të rëndë që i rrezikohet jeta. Ja çfarë thonë mjekët e “Shefqet Ndroqit’

0
167

Prej 2 ditësh shqiptarët po komentojnë atë ç’ka ndodhi në natën në ‘Prime’ e Big Brother Vip Albania, me historinë e pazakontë të këngëtarit Luiz Ejlli.

Edhe pse gjatë spektaklit Luizi ka kryer disa ekzaminime pranë spitalit  ”Shefqet Ndroqi”, ende audienca është e përçarë duke mos ditur nëse duhet ti besojnë vetë këngëtarit, apo fjalëve që foli vetë mjekësia.

Në rrjet komentet janë nga më të ndryshimet e po ashtu edhe pikëpyetjet. Nëse Luizi vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.

‘Pamfleti’ ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se LuizI nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e rëndë e cila quhet bronkiektazi. Një sëmundje e cila prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.

Çfarë është bronkiektazia?
Bronkiektazia është një gjendje në të cilën tubat bronkialë në mushkëri dëmtohen nga inflamacioni ose shkaqe të tjera dhe muskujt e butë të bronkeve shkatërrohen. Përveç kësaj, elasticiteti i bronkeve shpesh humbet. Bronkiektazia mund të merret gjatë jetës ose të ketë një origjinë gjenetike. Shumë mjekë besojnë se bronkiektazia është një formë e sëmundjeve kronike obstruktive (bllokuese) të mushkërive (COPD), duke përfshirë edhe bronkitin kronik dhe emfizemën.

Cilat janë shkaqet e bronkiektazisë?
Bronkiektazia shkaktohet nga dëmtimi i mureve të bronkeve; ky dëmtim ka të bëjë me shkatërrimin e muskujve të butë dhe indeve elastike, që i lejojnë tubat bronkialë të kontraktohen. Si pasojë, nëse bronket dëmtohen, sekrecionet që prodhohen normalisht në mushkëri, nuk largohen në mënyrën e duhur dhe shkaktojnë rritje të mundësisë që infeksionet (pneumoni, bronkit) të zhvillohen. Për fat të keq, këto infeksione mund të shkaktojnë dëmtimin e mëtejshëm të mureve bronkiale, duke prodhuar një cikël në rritje dëmtimesh dhe më pas edhe infeksionesh. Ndërkohë që cikli rritet, funksioni i mushkërive ulet.

Siç u përmend më parë, shkaqet e kësaj sëmundjeje mund të fitohen gjatë jetës (p.sh. infeksion, ekspozim ndaj mjedisit, drogës dhe alkoolit) ose të jenë kongjenitale (p.sh. mungesa e antitripsinës alfa-1, sindroma cilia immotile).

Cilat janë shenjat dhe simptomat e bronkiektazisë?
Shenjat dhe simptomat e bronkiektazisë zhvillohen dhe ndryshojnë, me kalimin e kohës. Simptomat e para, të zakonshme, përfshijnë kollën që përsëritet dhe prodhimin e gëlbazës. Zakonisht gëlbaza/mukusi është i qartë, por në fund mund të gjakoset, nëse ka lëndime të murit bronkial. Përveç kësaj, mukoza mund të ndryshojë dhe të kthehet ne ngjyrë të gjelbër apo të verdhë, kur infeksioni është i pranishëm. Me zhvillimin e sëmundjes, kolla kronike me  prodhim në rritje të mukusit shtohet dhe personi zakonisht ndjehet më i lodhur dhe pa frymë, pasi funksioni i mushkërive bie. Disa njerëz mund të shfaqin gulçime, disa mund të humbasin peshë për shkak të rritjes së përpjekjeve të nevojshme për të marrë frymë. Herë pas here, simptomat e një sëmundjeje parësore, si pneumonia, mund të maskojnë disa nga simptomat e bronkiektazisë, kështu që mund të jetë më e vështirë për të diagnostikuar bronkiektazinë, nëse një sëmundje themelore është e pranishme.

Si kryhet diagnoza e bronkiektazisë?
Diagnoza e bronkiektazisë zakonisht përfshin një historik mjekësor dhe ekzaminimin fizik, ku historiku në këtë rast është kolla kronike dhe prodhimi i gëlbazës, në baza ditore. Analiza e gëlbazës, radiografia e kraharorit dhe tomografia e kompjuterizuar, me rezolucion të lartë për kraharorin (mushkëritë), janë teste që zakonisht urdhërohen të kryhen. Në shumicën e rasteve, diagnoza definitive kryhet nga tomografia e kraharorit edhe pse herë pas here një radiografi mjafton. Këto teste zakonisht tregojnë ndryshimet që pësojnë bronkiolet (pjesët e fundme të rrjetit të bronkeve), të cilat shfaqen bashkë me bronkiektazinë.

Për disa pacientë, mund të urdhërohen teste të tjera për të përcaktuar nëse sëmundjet kryesore (primare) janë duke kontribuar në zhvillimin e bronkiektazisë. Teste të tilla përfshijnë shqyrtimin e nivelit të antiprisinit alfa-1, testet imazherike në lidhje me autoimunitetin dhe matjet për mungesën e vitaminës D, pasi kjo mungesë zakonisht haset tek bronkiektazia dhe është në korrelacion me rëndimin e sëmundjes. Pacientët mund të kenë nevojë të testohen për fibrozë cistike. Infeksionet kronike të tilla si infeksionet fungale (aspergilus), mund të kenë nevojë të përjashtohen së pari si mundësi, për të vazhduar më pas me diagnozën.

Testet e funksionit pulmonar gjithashtu mund të urdhërohen për të përcaktuar funksionin bazë të mushkërive të pacientit, në mënyrë që të ndihmojë mjekun të përcaktojë përhapjen e dëmtimit të indeve.

Luizi u shënjestrua që në fillim të emisionit nga moderatorja si i sëmurë me tumor, dhe për të qënë korrekt edhe me bluzat e bardha pyetja e shtruar nga moderatorja ishte pikërisht në lidhje me tumorin. Mjekët dhe produksioni i mëshuan shumë faktit që këngëtari nuk ka tumor, mirëpo e vërteta është se ai vuan nga një sëmundje tjetër e rëndë.

"Kryqëzimi" nga banorët dhe produksioni/ Zbardhet e

Një nga analizat që ka dalë mbi normë, siç shihet dhe më poshtë është neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person, por urojmë që Luiz mos i ketë.

Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here