Google search engine
Home Lifestyle “Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes dita-ditës”/ Reagon ish-i...

“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes dita-ditës”/ Reagon ish-i dashuri i banores së njohur të ‘Big Brother Vip’ dhe ka një mesazh të fortë: Si unë dua të njohin edhe të tjerët

0
442

Ish-partneri i Dea Mishel, Ilsi Muça, ka reaguar pas deklaratave të forta që ajo bëri për Luiz Ejllin, gjatë spektaklit të madh të së martës.

Ilsi tregon se ka marrë shumë mesazhe që i thonë se “ka bërë mirë që nuk është më me Dean”, të cilave ai iu përgjigjet publikisht duke e konsideruar veten “me fat” që e ka njohur.

Sipas tij, deklarata e Dea Mishel e cila tha se “nuk jeton dot në një shtëpi me dikë qe po vdes dita-ditës”, është nxjerrë jashtë kontekstit.

Dua që tu kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imagjinate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit.

Dea nuk mund të qëndroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkëputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz.

“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes

Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqëse, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten. Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshët, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të gjitha është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë.

“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes

“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here