U sulmua në Veri të Kosovës, gazetarja rrëfen detajet e ngjarjes: Ishin 10 persona, njëri erdhi dhe na goditi

0
113

Shkodrane Dakaj, gazetarja e cila u sulmua në Kosovë nga persona të maskuar ka treguar detaje nga ajo që përjetuan në Veri të vendit.

Dakaj tha se ishte një person i maskuar, i cili iu afrua me shpejtësi dhe goditi makinën në të cilën ndodhej ajo dhe kolegët.

“Sulmi ka ndodhur në mëngjes rreth orës 06:50. Po shkonim nga lagjja e boshnjakëve për në veri të Mitrovicës. Në atë pjesë ne kemi parë një grup prej 10 personash të maskuar, e në atë moment ne jemi kthyer. Mirëpo gjatë kthimit tonë një nga këta persona është afruar në drejtim tonin dhe e ka goditur veturën. Sulmi ndodhi vetëm prej një personi siç është parë dhe në video. Ne jemi mirë, nuk kemi pasur lëndime pasi ishim në veturë dhe nuk kishte një sulm drejt nesh personalisht, por vetëm ndaj veturës,”- tha ajo për Ora News.

Situata është tensionuar akoma më tej në Veri të Kosovës. Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri. Për pasojë, një efektiv policie mbeti i plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here