“Shqiponja” kontrolle të befasishme në Tiranë, arrestohet personazhi i njohur i botës së krimit

0
135

Policia e Tiranës ka ushtruar disa kontrolle të befasishme kryeqytet për kapjen e personave të shpallu në kërkim.

Si pasojë e këtyre operacioneve është vënë në pranga shtetasi Gazmend Kusta, 35 vjeç i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Shqiponja” kontrolle të befasishme në Tiranë,

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here