Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës në Fier/ Si e kalonte ‘plehun’ në doganë djali i zyrtarit të PS-së, ja kush e shoqëronte

0
190

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier. Mësohet se ka qenë vetë djali i zyrtarit të Partisë Socialiste Viktor Çervanaku, Denilsoni ai që ka bërë pagesat në dogana për të lejuar kalimin e plehut kimik që është i përzierë me kokainë. Në konkretisht mësohet se Çervanaku ka paguar shuma nga 500 deri në 1000 euro në doganë. Në një prej rasteve, ai ka qenë i shoqëruar edhe nga një person i identifikuar si Marildo Rona. Më të njëjtin person, ai ka ruajtur drogën për disa ditë në një magazinë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here