Çiftet e 1/8 në Kupën e Botës/ Tashmë faza ‘e nxehtë’, Spanja, Argjentina dhe Brazili shmangin përballjet ‘big’

0
215

Botërori i Katarit mbylli ndeshjet në grupe, me skuadrat që mësuan edhe përballjet në 1/8 e kompeticionit. Nga grupi A kaluan Holanda dhe Senegali, në atë B Anglia dhe SHBA, në grupin C Argjentina dhe Polonia. Nga grupi D Franca dhe Australia kaluan më tej, në atë E Japonia dhe Spanja, teksa në grupin F Maroku dhe Kroacia. Në grupin G Brazili dhe Zvicra kaluan më tej, teksa në grupin H Portugalia dhe Korea e Jugut.

Tanimë janë mësuar edhe çiftet që do përballen në 1/8 e Kupës së Botës. Holanda, Argjentina dhe Spanja kanë shmangur përballjet big, teksa Brazili luan me Korenë e Jugut. Portugalia luan me Zvicrën dhe Franca me Poloninë.

Çiftet në 1/8:

Holandë – SHBA

Argjentinë – Australi

Japoni – Kroaci

Brazil – Korea e Jugut

Angli – Senegal

Francë – Poloni

Marok – Spanjë

Portugali – Zvicër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here