E paketuar në zarf, sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid, ka të plagosur

0
176

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambasadën e Ukrainës në Madrid, ku si pasojë e një shpërthimi me bombë ka mbetur i plagosur një punonjës.

Lajmi është bërë i ditur nga policia spanjolle.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10. Një punonjës i ambasadës ka hapur zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv. Personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën dhe është shtruar në spitalin Nuestra Senora de America.

Ende nuk dihet pse shërbimet e sigurisë së Ambasadës së Ukrainës, të cilat janë të pajisura me skanerë dhe aparate me rreze x, nuk e kanë zbuluar objektin, të fshehur në një zarf.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here