“I propozoi krijimin e dy divizioneve…”/ Paskal Milo zbulon letrën personale që shqiptari i dërgon Adolf Hitlerit

0
194

Historian Paskal Milo ka zbuluar në emisionin Noë se si një shqiptar i kishte dërguar letër Adolf Hitlerit.

Sipas Milos, divizioni nazist ‘Skënderbej’ është krijuar me këmbënguljen disa mujore të lidhjes së dytë shqiptare të Prizrenit, madje Bedri Pejani i ka shkruar edhe letër Hitlerit ku i propozon krijimin e dy divizioneve shqiptare për t’i vënë krah nazistëve.

“Ka edhe letra të udhëheqjes së kësaj Lidhjeje dërguar Hitlerit në të cilën kërkojnë dhe marrin përsipër, madje edhe Bedri Pejani i ka shkruar letër Hitlerit ku i thotë që ne jemi gati të ndërtojmë dy divizione me shqiptarë për t’i vënë përkrah jush. Bedri Pejani i drejton letër Hitlerit dhe ka një debat në hierarkinë naziste se u kundërshtua. Madje, drejtuesi Noi Baher kur e pyesin nga Berlini thotë lërë se ai është budalla dhe e mënjanuan se bënte propozime të marra”, tha Milo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here