Po përsëritet Lufta e Ftohtë? Ish-zyrtari ngre alarmin: CIA po trajnon ushtrinë ukrainase si të vrasin rusët

0
118

Shqetësimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për shkak të ndikimit që mund të ketë pushtimi i Rusisë në Ukrainë ësthë rritur për shkak të paktit të bërë nga vende në të cilën janë përfshirë palë të ndryshme, si NATO.

Dërgimi i trupave për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë mund të shihet si një kërcënim potencial për Rusinë, duke rrezikuar atë që disa mund ta quajnë Lufta e Tretë Botërore.

Tensionet nuk kanë qenë aq të larta në Europë në 30 vitet e fundit, siç kanë deklaruar përfaqësuesit polakë të NATO-s. Prandaj, përgjigja e SHBA-së ishte që CIA të trajnonte një lloj të ri të forcës ushtarake që do të ishte më e mirë se çdo forcë speciale ushtarake në mbarë botën. Kjo forcë paraushtarake ukrainase po përgatitet të vendoset në çdo moment kur Rusia mund të rrisë sulmet e saj.

Një ish-oficer i lartë i inteligjencës ka thënë se programi përfshin gjithashtu  “trajnime shumë specifike që do të ndihmojnë ushtarët e Ukrainës për t’iu kundërvënë rusëve”.

Për disa prej jush, kjo mund të duket shumë e njohur pasi historia nga Lufta e Ftohtë duket sikur po përsëritet.

Gjatë Luftës së Ftohtë, ne kishim kryengritësit e CIA-s që do të luftonin kundër sovjetikëve (rusëve). Siç thotë shprehja, armiku i armikut tim është miku im më i mirë, gjë që mund të zbatohet shumë në këtë rast, veçanërisht kur marrëdhëniet midis Amerikës dhe Rusisë nuk janë shumë të mira.

Nëse mendoni ndryshe, një ish-zyrtar i CIA-s ka deklaruar:

“Shtetet e Bashkuara po trajnojnë një kryengritje, të cilëve u është thënë në mënyrë specifike se si të vrasin rusët”.

Ndërsa programi i fshehtë, i drejtuar nga paraushtarakë që punonin për Forcat Tokësore të CIA-s – i njohur tashmë zyrtarisht si Departamenti Tokësor, u krijua fillimisht në vitin 2014 nga administrata Obama pas  aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Gjysmë duzina ish-zyrtarë të CIA-s kishin përmendur se që nga ajo ngjarje, paraushtarakët e Forcave Tokësore të CIA-s  ishin infiltruar në Ukrainën lindore për të këshilluar homologët e tyre atje që nga viti 2015.

Përpjekjet anti-ruse kanë filluar shumë më përpara sesa menduan apo dinin njerëzit, veçanërisht që kur Donald Trump mori drejtimin e vendit.

Edhe pse shqetësimet e tij për aftësinë e Rusisë për të nisur një luftë u konsideruan të ulëta gjatë gjithë karrierës së tij politike, CIA ende fokusoi gjithnjë e më shumë burime për të siguruar që Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën.

Frika më e madhe që Shtetet e Bashkuara kanë nga Rusia që do të marrë kontrollin e Ukrainës është rikthimi i bazave ushtarake bërthamore nga epoka sovjetike dhe vënia në përdorim e tyre.

Vladimir Putin ka qenë i vetëdijshëm për sanksionet ekonomike dhe pasojat e tjera me të  cilat do të përballej nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën. Zyrtarët amerikanë kanë mohuar se programi i trajnimit të CIA-s është ose ka qenë ndonjëherë i orientuar drejt një ofensive ndaj Rusisë.

Këto trupa speciale ukrainase janë trajnuar për gati tetë vite në mënyrë specifike për të luftuar Rusinë, sipas një deklaratë të një ish-ekzekutivi të CIA-s.

Me kalimin e viteve, programet e trajnimit të CIA-s kanë qenë shumë efektive në përmbushjen e asaj që ata kanë vendosur të bëjnë, duke përfshirë programet e parë gjatë Luftës së Ftohtë.

Në disa raste, këto programe madje ndihmuan të kthenin valën përmes fitimeve që po bëheshin në fushën e betejës si rezultate të drejtpërdrejta. Zyrtarët ukrainas janë të vetëdijshëm se forcat e tyre nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë një pushtimi rus në shkallë të gjerë.

Megjithatë, një ish-zyrtar amerikan deklaroi se këto trupa speciale janë aq të mira  sa do të ishin në gjendje të rimarrin çdo pjesë të Ukrainës që Rusia ka tashmë në kontroll.

Edhe pse ushtria ruse është mbresëlënëse, për të mos thënë aspak, paqëndrueshmëria e tyre ekonomike do të prishë planet e tyre për një luftë të gjatë./History of Yesterday

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here