Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 13 vite burg për Gjevi Ndokën. Ky i fundit është u dënua për shkak se akuzohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.
Më parë bashkë me Gjevi Ndokën është dënuar dhe Mimoza Ndoka. Ata jënë vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, ndërsa ka sekuestruar pasuri me vlerë 55 mln euro.
Bëhet fjalë për 300 mijë metra katror në 75 pasuri të ndryshme që tashmë i kalojnë shtetit.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankues iGj.N., ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1.Bashkimin e dënimit penal të dhënë me vendimin nr. 09, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr.18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me dënimin penal të caktuar me vendimin nr.12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të ndryshuar me vendimin nr.23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i caktuar të dënuarit Gj. (Xh.) N., i biri i {…} dhe {…}, i datëlindjes {…}, lindur në {…}, një dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.”
Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr.207, datë 29.06.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.








































