“A rrezikon PD të ketë një përsëritje të 6 marsit?”/ Reagon Alibeaj dhe tregon nëse merr direktiva nga Lulzim Basha: Armiku i vërtetë është …

0
84

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për gazetarët, duke folur për zgjedhjet lokale është shprehur se “armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama.”

Po ashtu, duke u ndalur te ligji i lustracionit, Alibeaj theksoi se PD ka depozituar në parlament tre iniciativa ligjore kundër përdorimit të propagandës komuniste.

I pyetur nga gazetarët nëse merr direktiva nga Lulzim Basha, Alibeaj tha se në fakt tani është koha që demokratët të bëhen bashkë për përballjen me procesin zgjedhor.

“Ka qenë me kryetarë të degëve të veriut, këtë javë mund të kemi me ata të jugut. Është momenti që të gjitha strukturat e PD të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore. Që është përballja në procesin zgjedhor. Një detyrim e kemi ndaj demokratëve, armiku kryesor i shqiptarëve sot është Edi Rama dhe regjimi i tij.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here