Moti i keq ka mbërthyer vendin/ ARRSH del me njoftimin urgjent, tregon zonat problematike dhe që duhet të keni kujdes

0
145

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mëngjesin e sotëm për zonat ku ka problem në qarkullim, pas reshjeve të dendura të shiut.ARRSH bën me dije se në akset rrugorë Tamarë-Vermosh dhe Hani Hotit-Tamarë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh.

Gjithashtu, edhe në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës, por aktualisht aksi është i kalueshëm pa problem.

“Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin gjatë natës.

Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartëduke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10.

Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa problem.

Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren pa ndërpreje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet”, thuhet në njoftim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here