Ekuadori rikthen vizat me Shqipërinë, gazetarja e njohur nxjerr dokumentin: Shkak numri i lartë i shqiptarëve që shkojnë për trafik droge

0
157

Ekuadori ka vendosur vizat për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi. Ky regjim ka hyrë në fuqi në datën 24 gusht.

Sipas gazetares Fatjona Mejdini shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i shqiptarëve që udhëtojnë aty për t’u përfshirë në rrjetin e narko-trafikut.

Mejdini sapo është kthyer nga një udhëtim nga Ekuadori.

“Ekuadori që nga data 24 Gusht e këtij viti ka vendosur viza për të gjithë qytetarët shqiptarë. Shkak është bëri numri i lartë i shqiptarëve të cilët udhëtojnë aty për tu bërë pjesë e trafikut illegal të drogës. Por ironikisht, ata që penalizohen janë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, trafikantët ndërkaq kanë pasaporta të huaja apo leje qëndrimi të këtij vendi”, shkruan Mejdini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here