Dodik, i shpallur “non grata” nga SHBA, pranon publikisht se po përgjon ambasadorin amerikan, ja prapaskenat

0
110

Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë së fundmi publikisht se qeveria e tij “e di se çfarë po bën ambasadori amerikan në Bosnjë”, domethënë se ai po përgjohet. “Ushtruam pak, ndaj i dëgjojmë tani. Nuk janë të vetmit që na dëgjojnë. Unë e di se për çfarë po flasin. Kjo nuk ishte e mundur vetëm pesë apo gjashtë vjet më parë. Nuk duhet të kishit menduar se po dëgjonit ambasadorin amerikan dhe ne thjesht e “klikojmë”. Dhe ne e dimë se çfarë bën ai. Ne jemi shtet”, tha Dodik në tubimin parazgjedhor të SNSD-së. Mediat e huaja theksojnë se kjo nuk është hera e parë që Dodik thotë publikisht se policia dhe shërbimet e tij inteligjente po kryejnë hetime speciale. Portali thekson se kjo nuk është hera e parë që Dodik thotë publikisht se policia dhe shërbimet e tij inteligjente po kryejnë hetime speciale. Deklarata e Dodik për përgjimin e diplomatëve amerikanë vjen vetëm një ditë pasi amerikanët zbuluan se Rusia ka ndikuar tek kandidatët dhe partitë e huaja, ndër të tjera, edhe përmes Ballkanit. Kujtojmë se Dodik i ka hapur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas shpalles “Non Grata”. Gjithashtu, më 5 janar të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit ka vënë po ashtu sanksione ndaj Dodikut. Departamenti amerikan i Thesarit pati thënë atë kohë se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes”. Gjithashtu goditja përfundimtare për Dodikun erdhi në momentin kur dhe Britania zbatoi të njëjtat masa si SHBA, duke e izoluar plotësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here