Qeveria merr vendimin, rritje 9.5% të pensioneve krahasuar me 2021, paga minimale shkon në 34 mijë lekë, përfitojnë 900 mijë shqiptarë

0
26

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve. Këtë e njoftoi dje, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ajo deklaroi se Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës me 7%, ku shkon në 34 mijë lekë dhe përfitojnë 200 mijë punonjës. Pensionet, nga ana tjetër, do të rritën me 6% krahasuar me muajin prill, dhe me 9,5% krahasuar me një vit më parë.“Kemi marrë një vendim për rritje të pensioneve në masën 9.5%. Rritje të pagës minimale në shkallë vendi në 34 mijë lekë. 200 mijë të punësuar që përfitojnë  nga ky vendim i këshillit të Ministrave. Rreth 900 mijë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale, vendime që u morën sot. Qeveria gjatë javës së kaluar prezantoi të gjithë Paketën e Rezistencës, e cila në total e shton fondin e mbështetjes që qeverisë ndaj qytetarëve për të përballuar situatën e krizës në vlerën e 43 miliardë lekëve. Kjo është një paketë e konsiderueshme dhe këto fonde përbëjnë rreth 65% të buxhetit që qeveria shqiptare ka pasur mesatarisht në 5 vitet e fundit për investime dhe financim të brendshëm”, tha për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Ministrja flet për investimet

Më tej Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se, projekte të ndryshme infrastrukturore janë në zbatim të programit të FSHZH. Sipas saj, në situatën e një krize është shumë e rëndësishme ruajtja e të gjitha parametrave makroekonomikë të vendit.“Projekte të ndryshme infrastrukturore janë në zbatim të programit të FSHZH dhe të tjera projekte po vijojnë. Në situatën e një krize është shumë e rëndësishme ruajtja e të gjitha parametrave makroekonomikë të vendit. Është shumë e rëndësishme që ne të mbështesim të gjitha familjet shqiptare dhe të mbështesim rritjen ekonomike të vendit dhe të vazhdojmë investimet që sigurojnë rritjen e punësimit si indikator i përmirësimit të mirëqenies së ekonomisë të familjeve shqiptare”, deklaroi Ibrahimaj. Përballë çmimeve që po njohin rritje nga dita në ditë, qeveria vendosi të rrisë pagat dhe pensionet. Këto ndryshime janë pjesë e Rezistencës Sociale, ku Kuvendi miratoi më 8 shtator aktin normativ për ndryshimet e buxhetit.

Ibrahimaj për Bordet e Transparencës: Do t’i mbajmë

Ndërkohë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha  pas mbledhjes së qeverisë se dy bordet e transparencës për karburantet dhe ushqimet që ka formuar qeveria, do të vijojnë të jenë aktive për aq kohë sa ndikohemi nga çmimet ndërkombëtare.“Ne mbështesim tregun e lirë por kohët e vështira na bëjnë të marrim vendime të vështira. Kemi ndaluar që të materializohen rritjet e çmimeve pa pasur indicie nga tregjet ndërkombëtare, bordet kanë bërë punën e tyre. Ne do të vazhdojmë të mbajmë Bordet, qoftë të çmimeve të karburanteve, qoftë, qoftë të disa artikujve kryesorë të shportës për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare në bursat të karburanteve dhe ushqimeve me qëllim garantimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe në mënyrë që të mos ketë spekulime në treg për rritje të mëvonshme të çmimeve”, u shpreh ministrja.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj