Alarmohet Kremlini, raportohet për atentat ndaj Putinit, dyshime se autokolona presidenciale është sulmuar me eksploziv , FSB arreston dhjetëra persona

0
116

Limuzina e Vladimir Putinit dyshohet se u sulmua me eksploziv ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon. The Sun shkruan se këtë gjë e kanë bërë të ditur burime të brendshme të Kremlinit. Makina e tiranit rus është goditur nga një “krisje e fortë” në rrotën e saj të majtë të përparme, e cila u pasua nga “tymi i madh”. Limuzina e Putinit u çua në siguri me presidentin të padëmtuar, por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë. Raportohet se disa nga truprojat e tij janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar. Kanali në Telegram anti-Kremlin pretendon se Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një autokolonë mashtruese mes frikës së sigurisë. Konvoji “backup” përbëhej nga pesë makina të blinduara, me Putinin që ndodhej në makinën e tretë. Është e paqartë se kur ka ndodhur atentati i mundshëm dhe ende nuk është verifikuar plotësisht pretendimi. “Rrugës për në banesë, disa kilometra më tutje, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, dhe makina e dytë e shoqërimit qarkulloi pa u ndalur për shkak të pengesës së papritur. Në makinën e Putinit një zhurmë e fortë u dëgjua nga rrota e përparme e majtë, e ndjekur nga tym i fortë”. Pas shpërthimit, shërbimi i sigurisë mori makinën e Putinit për në rezidencë. “Kreu i truprojës të presidentit dhe disa persona të tjerë janë arrestuar dhe janë në paraburgim. Për lëvizjen e presidentit e dinin vetëm një rreth i ngushtë njerëzish dhe ishte i shoqëruar nga shërbimi i sigurisë presidenciale. Pas incidentit, tre prej tyre u zhdukën. Këta ishin pikërisht njerëzit që ishin në makinën e parë të autokolonës. Ata nuk dihet se ku janë. Makina me të cilën ata udhëtonin u gjet e zbrazët disa kilometra larg incidentit”, shkruan SVR General.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here