Disiplina vijon me gjoba ndaj Partizanit e Teutës, Skënderbeun e lë “pa trajner”

0
96

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së ka dhënë dje ndëshkime për shkelësit e rregulloreve të saj në ndeshjet e fundjavës së kaluar. Bie në sy dënimi i tekniku të Skënderbeut, Migen Memelli, me 8 ndeshje pezullim si pasojë e sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, me dënimin që është përsëritur dhe te Gentjan Liçi i cili është dënuar me 10 ndeshje pezullim. – KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë. – KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë. – Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. – Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. – KF Burreli, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. – Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here